Kuvendi miraton 2 kredi me vlerë €80 milionë kredi

Nga Exit News
Kuvendi miraton 2 kredi me vlerë €80 milionë kredi

Kuvendi miratoi të enjten dy kredi të qeverisë shqiptare.

Qeveria do të marrë  30 milionë euro kredi nga Fondi për Zhvillimin e Arabisë Saudite për përmirësimin dhe ndërtimeve në afërsi të rrugës, Tuneli i Ujit të Ftohtë, Vlorë – Marina, Orikum, me gjatë 10 kilometra.

Projekti parashikon ndërtimin e hapësirave për këmbësorët, ndërtimin e shtigjeve përgjatë vijës bregdetare, shëtitore, rrugë për biçikleta paralel me shëtitoren, trotuaret, gjelbërim, ndriçim etj, sipas projektit të Fondit të Zhvillimit, të publikuar në Kuvend.

Data e përfundimit të projektit do të jetë 31 dhjetor 2023.

Kredia e dytë me vlerë 50 milionë euro për “transportin e gjelbert” në Tiranë me banking gjermane.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin për marrjen e nënshtetësisë nga shtetasit e huaj, për regjistrimin e pronarëve të organizatave jofitimprurëse, për përkthyesit zyrtar si dhe për gazin natyror.

Deputetët miratua edhe ngritjen e komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të KPK-së.

Kuvendi hodhi poshtë dekretin e presidentit për ligjin e sektorin minerar.

Sot, u miratuan edhe raportet vjetore të institucioneve shtetërore si AMA, ILDKP dhe KLSH.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>