Kuvendi miratoi sot shtesën e kontratës koncesionare për portin e Porto-Romanos dhe ligjin ‘për shërbimet e pagesave’. Gjithashtu, Kuvendi nuk morri fare në shqyrtimin projektligjin “për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionarëve, nëpunësve qe kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”, të propozuar nga Myslim Murrizi.
Dy ligjet e miratuar u kthyen në Kuvend nga Presidenti Meta, i cili i ka kërkuar SPAK-ut të nisë hetimet për anëtarët e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, pasi nuk kanë lajmëruar presidencën për shqyrtimin e dekreteve. Meta i quajti veprimet e komisionit në shkelje të parimeve kushtetuese dhe të papranueshme.