Kuvendi miraton marrëveshjen për vaksinat e Pfizer më 28 janar

Nga Exit News
Kuvendi miraton marrëveshjen për vaksinat e Pfizer më 28 janar

Kuvendi do të miratojë marrëveshjen me kompaninë Pfizer më 28 janar.

kalendarin e miratuar Kuvendi, marrëveshja “për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin” është caktuar në rend dite dhe pritet të miratohet më 28 janar.

Në fillim të vitit Shqipëria siguroi 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo bëri e para vaksinën anti-Covid, mesditën e së hënës dhe pas saj kryeministri Rama.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme