Kuvendi miraton me 78 pro mos shkarkimin e Metës

Nga Exit News
Kuvendi miraton me 78 pro mos shkarkimin e Metës

Kuvendi miratoi me 78 vota pro dhe 17 vota kundra, mos shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Shumica socialiste, e cila ishte nismëtarja e hetimit, u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e Metës, pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias.

Në relacionin përfundimtar të komisionit, shumica socialiste shprehet se presidenti ka bërë shkelje gjatë emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe në dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit por nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar.

Të njëjtin qendrim mbajti edhe Kryeministri Rama ën seancën plenare të së hënës ku tha se presidenti Meta duhej shkarkuar për shkeljet e rënda të kushtetutës, por se shumica socialiste zgedh të respektojë vendimin e Komisionit të Venecias dhe të mos e shkarkojë atë.

Ndërsa deputetët e opozitës parlamentare, në minorancë në komision, kërkuan shkarkimin e Metës, pasi sipas tyre ai kapërceu kompetencat e tij kur lëshoi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Myslym Murrizi gjatë fjalës në Kuvend të hënën e akuzoi shumicën socialiste se është “ortak” me Presidentin Meta ndaj nuk e shkarkoi.

Komisioni hetimor për Metën u miratua në 8 korrik 2019, me një afat 3 mujor, por më pas ky afat u shty disa herë.

Komisioni e akuzonte zotin Meta për shkelje të Kushtetutës për shkak të anullimit të dekretit të për caktimin e datës 30 qershor si datë për zgjedhjet vendore dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>