Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit për raportin e Dick Marty

Nga Exit News
Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit për raportin e Dick Marty

Kuvendi miratoi të enjten ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.

Pro këtij propozimi votuan 83 deputetë. Propozimi erdhi nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Qëllimi i këtij komisioni është të analizojë raportin e Marty dhe rolin e disa politikanëve shqiptarë në aktivitetin e UÇK në Shqipëri.

Ky komision do të zgjasë 3 muaj dhe do të dalë me një raport përfundimtar në lidhje më çështjet e mësipërme.

Propozimi erdhi pas debatave mes kryeminisrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi raportin e Dick Marty.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>