
Kuvendi miratoi të hënën marrëveshjen mes qeverisë dhe kompanisë Kastrati për shtyrjen me 13 vite të konçesionit të Aeroportiti ‘Nënë Tereza’.
Në dhjetor 2020, Kastrati nënshkroi marrëveshje me konçesionarin e TIA, me anë të së cilës Kastrati group” u bë aksioner100%.
Në janar qeveria Rama propozoi zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit me 13 vite më 29 janar. Sipas relacionit të ligjit të dërguar në Kuvend, afati i koncesionit shtyhet nga 22 vite në 35 vite.
Shtyrja u propozua me justifikimin e një plani për investime nga koncesionari, si zgjerim të pistës së aeroportit dhe ulje me 20 përqind të tarifave për pasagjer.
Plani i investimeve sipas relacionit është rreth 99 milionë euro, shifër e përafërt me atë që deklaroi më parë kompania koncesionare.
Sipas propozimit të ri të qeverisë, ajo do të drejtojë aeroportin “Nënë Tereza” deri në vitin 2039.
Aeroporti i Rinasit u dha me koncesion në vitin 2004 me afat 20 vite. Kohëzgjatjes së kontratës iu shtuan dy vjet në vitin 2016. Në këmbim, koncesionari i atëhershëm ra dakord për lejimin e hapjes së aeroporteve të reja në vend.