Kuvendi shtyn me 13 vite të koncesionit të aeroportit të Rinasit

Nga Exit News
Kuvendi shtyn me 13 vite të koncesionit të aeroportit të Rinasit

Kuvendi miratoi të hënën marrëveshjen mes qeverisë dhe kompanisë Kastrati për shtyrjen me 13 vite të konçesionit të Aeroportiti ‘Nënë Tereza’.

Në dhjetor 2020, Kastrati nënshkroi marrëveshje me konçesionarin e TIA, me anë të së cilës  Kastrati group” u bë aksioner100%.

Në janar qeveria Rama propozoi zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit me 13 vite më 29 janar. Sipas relacionit të ligjit të dërguar në Kuvend, afati i koncesionit shtyhet nga 22 vite në 35 vite.

Shtyrja u propozua me justifikimin e një plani për investime nga koncesionari, si zgjerim të pistës së aeroportit dhe ulje me 20 përqind të tarifave për pasagjer.

Plani i investimeve sipas relacionit është rreth 99 milionë euro, shifër e përafërt me atë që deklaroi më parë kompania koncesionare.

Sipas propozimit të ri të qeverisë, ajo do të drejtojë aeroportin “Nënë Tereza” deri në vitin 2039.

Aeroporti i Rinasit u dha me koncesion në vitin 2004 me afat 20 vite. Kohëzgjatjes së kontratës iu shtuan dy vjet në vitin 2016. Në këmbim, koncesionari i atëhershëm ra dakord për lejimin e hapjes së aeroporteve të reja në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>