Presidenti Ilir Meta e quajti ‘një teatër’ procesin e diskutimit të tre dekreteve të kthyera prej tij në Kuvend.
“Tre dekretet, u zhvillua një teatër ku vetëm dekret nuk u dëgjuan, por u përsëritën se sa të mira ishin ligjet, duke mos i dhënë mundësi publikut të njohë pse ligjet ishin kthyer”, tha presidenti gjatë komunikimit me media, ditën e premte.
Ai i bëri thirrje Kuvendit të mos të përdoret nga “lobiste, për të kryer favore klienteliste me pasoja në financat publike”.
Meta gjithashtu theksoi se “Kuvendi të tregojë vemendje që të mos lënë hapësira që rrisin hapësirën për korrupsion”.