Kuvendi pranon kërkesat e gazetarëve, tërheq kufizimet në rregullore

Kuvendi pranon kërkesat e gazetarëve, tërheq kufizimet në rregullore

Byroja e Kuvendit ka miratuar ndryshimet në rregullore, duke pranuar pothuajse të gjitha kërkesat e gazetarëve dhe duke tërhequr kufizimet e vendosura para një muaji.

Rregullorja e re lejon pjesëmarrjen fizike të gazetarëve gjatë punës së komisioneve të Kuvendit, si dhe mbajtjen e aparateve celularë nga ana e tyre.

Po ashtu, Kuvendi mundëson marrjen e planeve nëpërmjet filmimeve video nga operatorët e mediave, por e kufizon kohën në 5 minutat e para të çdo mbledhje. Atyre u sigurohet akses në videot e regjistruara nga vetë institucioni.

Byroja ka pranuar kërkesën e gazetarëve që të mos shoqërohen në ambientet e Kuvendit nga personeli i sigurisë, por sipas ndryshimeve ato do të shoqërohen nga anëtar të Zyrës së Shtypit të Kuvendit kur konsiderohet e nevojshme.

Gazetarët sërish nuk do të lejohen në korridoret e ndërtesës, por do krijohet një hapsirë jashtë Kuvendit, që do t’u mundësojë gazetarëve kontakt të drejtëpërdrejt me deputetet.

Ndryshe nga sa ishte vendosur një muaj më parë, gazetarët nuk do iu dërgojnë më pyetje deputetëve apo grupeve parlamentare përmes Zyrës së Shtypit, por lejohen pyetjet e drejtëpërdrejta. Zyra e Shtypit duhet, gjithsesi, të vihet në dijeni për intervistën.

Ndryshimet e reja në rregulloren “Për akreditimin, akomodimin dhe orientimin e masmediave pranë Kuvendit” erdhën pas kritikave mbi ndryshimet e pakonsultuara në rregullore, të bërë publike një muaj më parë.

Ndryshimet kufizonin praninë e gazetarëve brenda institucionit në një dhomë të dedikuar. nuk lejonin filmimet apo kontaktin e drejtëpërdrejt me deputetët. Ato nxitën reagime nga organizata ndërkombëtare të gazetarëve, opozita, gazetarët vendas që dolën në protest më 9 qershor, si dhe zyra e BE-së në vend.

LEXO  Çfarë do të përfitojnë naftëtarët nga marrëveshja me Ramën?

Pas kësaj, Kuvendi u detyrua të organizonte një seancë konsultuese me gazetarët, në të cilën edhe u dakordësuan ndryshimet e reja.

 

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme