
Kuvendi pranoi kërkesën e LSI-së për anëtarë në komisionet parlamentare dhe shtyu për në seancën tjetër votimin e tyre.
“Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër”, njoftoi LSI mediat, të hënën, pas përfundimit të seancës plenare.
Kjo çështje u bë shkak për përlasjen mes PD dhe PS, e cila përfundoi me largim të PD-së nga Kuvendi.