Kuvendi i Shqipërisë ka njohur kërkesën e PD-së për të përjashtuar nga grupi i saj parlamentar ish-kreun, Sali Berisha, sipas burimeve për BW.
Pas fillimit të punimeve të legjislaturës së re të premten e shkuar, Berisha u vetëdeklaruar si pjesë e grupit të PD-së.
Vendimi erdhi pas deklaratës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se Berisha nuk do të ishte pjesë e grupit parlamentar deri në sqarimin e çështjes ligjore ndaj SHBA-ve, e cila e ka shpallur ish-kryeministrin dhe familjen e tij “non grata”.
Sipas Rregullores së Kuvendit grupet parlamentare formohen sipas përkatësisë partiake, në bazë të listës së partive politike që përfaqësohen në Kuvend ose sipas orientimit politik për deputetët e pavaruar apo ata që largohen nga partia në emër të cilës kanë garuar.
Aktualisht grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend emrat e 44 deputetëve dhe kryesohet nga deputeti Alfred Rushaj.