Sekretari i Kuvendit, Genci Gjonçaj në takimin me gazetarët të premten, lidhur me kufizimin e pranisë së tyre në seanca, deklaroi se Byroja kishte konsultuar gazetar për vendimin.
“Jam takuar më shumë gazetarë. I kam pyetur, kam kërkuar këshilla, si do ndihmojmë njëri-tjetrin,” u shreh Gjoncaj.
Komenti erdhi pasi ai fillimisht deklaroi se rregullorja ishte ende në diskutim dhe kishte kohë për reflektim.
Por, sipas Gjoncaj, rregullorja e re do të aplikohej vetëm për rastin e trasmetimit të seancave plenare, duke lënë të kuptohet se nuk do të preket ndjekja e punimeve të komisioneve.
Ai shtoi se Kuvendi ishte orientuar për vendimin në mënyrë që të siguronte më shumë trasparencë
‘’Kemi gjykuar, dhe në vijim të filozofisë në kuadër të transparencësë, kushteve komodre, seriozitetit që Parlamenti duhet të përfaqësojë, kemi gjykuar se ky system siguron 100% transparencë tek gazetari dhe publiku,” tha Gjoncaj.
Në mënyrë kontradiktore, ai gjithashtu pranoi se qasja e Kuvendit kishte qënë e gabuar dhe duhet të ishin informuar kohë më parë për ndryshimet.
Gazetarët nga ana e tyre kërkuan të jenë pjesë e konsultimeve dhe që vendimi të merrej nga legjislatura e re. Ata këmbëngulën që prania fizike e gazetarëve ishte e nevojshme për të bërë trasparencë të plotë të vendimeve të legjislativit.