Kuvendi, punë edhe gjatë pushimeve të dimrit

Nga Exit News
Kuvendi, punë edhe gjatë pushimeve të dimrit

Kuvendi do të vazhdojë punën dhe pas festës së Krishlindjeve. Ky është vendimi që u mor të mërkurën nga Konferenca e Kryetarëve.

Në një njoftim zyrtar, Kuvendi shkruan:

“Me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mbledhja vendosi që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.”

Rregullorja e Kuvendit parashikon se sesioni i parë i Kuvendit nis të hënën e tretë të janarit, pas pushimeve të dimrit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>