Kuvendi rrëzoi të enjten dekretin e presidentit Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të 5 tetorit.
96 deputetë kanë votuar pro rrëzimit të dekretit të Metës.
Me rrëzimin e dekretit, mbeten në fuqi ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor që nuk lejojnë garimin e koalicioneve parazgjedhore sipas formulës së përdorur deri tani.
Ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor janë reflektimi i interesave kryesisht të shumicës socialiste si listat e mbyllura, heqja e koalicioneve të përbëra, kandidimi i kryetarit të partisë në 4 zona zgjedhore, pragu kombëtar në 1%, riorganizimi i KQZ-së, identifikimi biometrik, ndryshimet në ligjet e policisë dhe prokurorisë.
Kodi Zgjedhor hyn automatikisht në fuqi, pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare.
Presidenti nuk ka më të drejtë ta rikthejë atë për shqyrtim.
Për të lexuar më shumë se çfarë parashikojnë ndryshimet e 5 tetorit, klikoni këtu.
Lajm në përditësim