Kuvendi rrëzon projektligjin për detektiv privat

Nga Exit News
Kuvendi rrëzon projektligjin për detektiv privat

Komisioni i Sigurisë Kombëtarë rrëzoi të martën projektligjin për “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Propozuesi i këtij projektligji është deputeti Selami Jenisheri, i cili tha se ky ligj parashikon ngritjen e strukturave përkatëse për ushtrimin e profesionit të detektivit privat.

Sipas tij këta detektivë privatë do të shërbejnë për të mbledhur informacione dhe të jenë pjesëmarrës në procese gjyqësore. Deputeti tha se kjo rrit efektivitetin e hetimit dhe është në favor të qytetarëve.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj tha se profesioni i detektivit privat nuk ka asnjë lidhje me shërbimin privat të sigurisë fizike.

Aktualisht qenia detektiv privat konsiderohet profesion i lirë dhe një profesion që ushtrohet përmes licencimit, shprehur në një vendim të Këshillit të Ministrave”, tha Felaj.

Por propozuesi i këtij projektligji argumentoi se aktualisht në Shqipëri ka detektive privatë dhe sipas tij duhet hartuar një ligj për ta.

Shqipëria nuk duhet të jetë vend ku njerëzit ushtrojnë aktivitete që nuk janë në përputhje me një ligj”, tha Jenisheri.

Në Shqipëri ka rreth 50 detektivë privatë të licencuar. Qytetarët i paguajnë këta detektive për të mbledhur prova për çështje të ndryshme. Ndodh që provat e mbledhura nga ta të përdoren dhe në procese gjyqësore. Tarifat janë rreth 30 euro.

Sipas personave që punojnë si detektivë privatë, çështjet më të kërkuara për t’u hetuar janë tradhtitë bashkëshortore.

Në 2016 Instituti i Detektivit Privat në bashkëpunim me Shoqatën e Detektivëve Privatë kanë dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për funksionimin e shërbimit të detektivit privatë.

Ky profesion mbështet me ligjin e profesioneve të lira, thuhet në kërkesën e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>