Deputetët e kuvendit do të mblidhen sot, më 16 prill, për të miratuar një sërë ligjesh, pas 5 javësh shkëputje për shkak të pandemisë së Covid-19.
Në zbatim të rregullave të higjienës dhe distancimit fizik, deputetët do të votojnë për 22 nisma ligjore, ku më kryesoret janë:
- ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat mund të lexoni këtu dhe këtu,
- rishikimi i buxhetit të 2020,
- aktet normative të Ministrisë së Shëndëtësisë për pandeminë,
- shtyrja e afatit të veprimtarisë të komisionit për Reformën Zgjedhore, e cila duhet të kishte përfunduar më 15 mars.
- dekretin e presidentit Meta për ligjit për pronat,
- dekretin e presidentit Meta për paketën Anti-Shpifje dhe sekuestrimin e pasurisë nga OFL,
- aktin për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset
- lirimi i disa kategorive të të dënuarve.
- Seanca është parashikuar të zgjasë vetëm 2 orë.
Përpara fillimit të seancës, deputetëve do t’i matet temperatura. Ata do të ulen 1,5 metra larg njëri-tjetrit dhe vetëm 35 prej tyre do të ulen në vendet e zakonshme. Pjesa tjetër do të ulen në llozat.
Mes deputetëve, ka pasur të paktën një, Adriatik Alimadhi që është infektuar nga Covid-19. Ai nuk do të marrë pjesë në seancë.
Ndërsa deputetja Antoneta Dhima, djali i së cilës u infektua me koronavirus, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në seancë.