Kuvendi shqyrton ndalimin e studimit të periudhës para Luftës Nacional Çlirimtare

Nga Exit News
Kuvendi shqyrton ndalimin e studimit të periudhës para Luftës Nacional Çlirimtare

Kuvendi do të shqyrtojë sot me 22 tetor propozimin e shumicës socialiste për të kufizuar veprimtarinë e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) vetëm pas Luftës Nacional Çlirimtare.

Projektligji parashikon dy ndryshime:

  1. Kuvendi të miratojë strukturën e ISKK
  2. Të ndalohet studimi për periudhën përpara 29 nëntor 1944

Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) u krijua në vitin 2010 me ligj të posaçëm. Ai financohet nga buxheti i shtetit dhe ka si qëllim zbardhjen dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për krimet e kryera në kohën e komunizmit.

Në ligjin e vitit 2010 thuhej se “periudha e komunizmit është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila më pas, u kthye në Parti e Punës”.

Me këtë përkufizim Instituti ka mbështetur studime edhe të periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Mes tyre, më i diskutueshmi ka qenë botimi i studiuesit Çelo Hoxha “Krimet e komunistëve gjatë luftës 1941-1944”.

Në studimin e botuar në vitin 2014, Hoxha ka listuar 265 emra të drejtuesve të luftës, të cilët në mbështetje të dokumenteve arkivore, i ngarkon me përgjegjësi për krime si pushkatime, djegje shtëpish, plaçkitje etj.

Ky botim ishte në qendër të debateve që u nxitën nga socialistët për të justifikuar ndryshimin e ligjit.

Duke marrë shkas se  viti 2019  shënoi 75-vjetorin e çlirimit të vendit, socialistët e konsideruan punën e ISKK me periudhën e Luftës së Dytë Botërore, si “baltë mbi dëshmorët”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>