Kuvendi vendos për shkarkimin ose jo të Metës me 9 qershor

Kuvendi vendos për shkarkimin ose jo të Metës me 9 qershor

Kuvendi do të shqyrtojë me 9 qeshor raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Konferenca e Kryetarëve vendosi këtë datë për të shqyrtuar dhe miratuar ose jo këtë raport.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Metës miratoi të premten unanimisht raportin për shkarkimin e tij.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni u shpreh se presidenti përmes deklaratave, gjuhën e përdorur dhe paditë penale për vjedhjen e votave ka shkelur detyrimin kushtetues për paanshmëri politike.

Komisioni ka gjetur se Meta, gjatë fushës zgjedhore ka goditur një forcë politike në favor të një tjetre.

Komiteti administroi të gjitha deklaratat dhe daljet publike të Metës si dhe raportet e ekspertëve ligjor.

Ky komision u ngrit me kërkesë të 49 deputetëve socialistë, me justifikimin se Presidenti ka shkelur detyrimin e paanësisë të caktuar në Kushtetutë.

Kuvendi duhet të miratojë këtë raport me 94 vota për të vendosur shkarkimin e Presidentit.

Më pas, brenda 5 ditëve, ky vendim i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Është ajo që do të vendosi të shkarkojë ose jo, Presidentin Meta.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>