Kuvendi vendos sot për kthimin në port mallrash të Portit BMB të karburanteve në Porto-Romano

Nga Exit News
Kuvendi vendos sot për kthimin në port mallrash të Portit BMB të karburanteve në Porto-Romano

Kuvendi do të vendosë sot për shtesën e kontratës koncesionare për portin e Porto-Romanos.

Në 30 qershor, shumica socialiste miratoi në kuvend ndryshimin e kontratës koncesionare të Portit MBM të hidrokarbureve në Porto-Romano për të lejuar përpunimin e mallrave të tjerë.

Me këtë zgjerim të aktivitetit të portit, përveç anijeve që transportojnë hidrokarbure, operatori i portit ka të drejtë të ngarkojë, shkarkojë, magazinojë dhe ankorojë në port anije që transportojnë mallra të tjera.

Por në 23 maj, presidenti nuk dekretoi dhe ktheu në kuvend shtesën e kontratës koncesionare të portit.

Presidenti argumentoi se me miratimin e shtesës së kontratës, Ministria e Infrastrukturës ka shkelur procedurat e konkurrimit – shtesa e kontratës u bë me negociim të drejtëpërdrejtë mes kompanisë koncesionare dhe shtetit.

Megjithëse ministria e ka trajtuar si shtesë kontrate, ndryshimet e kontratës kanë krijuar një marrëdhënie të re mes shtetit dhe koncesionarit. Ndaj ministria duhet të kishte hapur një tender të ri dhe të zhvillonte një garë të re, siç parashikon ligji i prokurimit publik.

Po ashtu, Meta sqaroi se me veprimet e saj, ministria ka cenuar edhe hierarkinë e akteve normative në Republikën e Shqipërisë, të parashikuara në Kushtetutë.

Por dekreti i Metës u hodh poshtë në Komisionin e Ekonomisë dekretin e Metës dhe kaloi ligjin për miratim në kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>