Kuvendi rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për lejimin e arrestimit të deputetit Saimir Tahiri.
Raporti i deputetëve të PS-së, pjesë e Komisioni të Imunitetit, të cilit ishin kundër arrestimit të Tahirit, mori 75 vota pro dhe 60 kundër.
Ky raport rekomandonte lejimin e kontrollit të banesës dhe pasurisë së ish-ministri Tahiri, si dhe kufizimin e lëvizjes së tij jashtë vendit, por jo arrestimin.
Ndërkohë që raporti i PD e LSI që rekomandonin pranimin e kërkesës së Prokurorisë, pra heqjen totale të imunitetit, u rrëzua me 75 vota kundër e 60 pro.
Të pranishëm në sallë ishin 135 deputetë, ndërkohë që munguan Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Tom Doshi, Vangjel Tavo dhe Agron Çela.