Kuvendi voton sot ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit

Nga Exit News
Kuvendi voton sot ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit

Në seancën e 23 korrikut në kuvend pritet të miratohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor bërë nga marrëveshja e 5 qershorit mes PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdarit në Këshillin Politik.

Për miratimin e ndryshimeve në Kod duhet 84 vota.

Në 21 korrik, Rama  dhe tre grupet parlamentare në opozitë firmosën marrëveshjen për reformën zgjedhore, pjesë e së cilës ishte dhe kërkesa për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit në datë 23 Korrik në Parlament.

Edmond Stojku dhe Nimet Musai, kryetarët e grupeve ‘Demokraci dhe drejtësi’ dhe grupit ‘Të pavarur’ duket se kanë rënë dakord ta votojnë kodin e ri.

Por kreu i grupit parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi ka treguar për mediat se krahas firmës, në marrëveshje ka shënuar se janë kundër marrëveshjes së 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik ndaj nuk do ta votojnë atë në Parlament në 23 Korrik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>