Arben Shehu do të jetë kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Me 108 vota pro, Kuvendi miratoi kandidaturën e Shehut ditën e sotme. Shehu u betua gjatë seancës parlamentare duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si kreu i KLSH-së.
Miratimi i kandidaturës së Shehut zhbllokon procesin për emërimin e kryetarit të ri të KLSH-së, institucion i cili që prej 2 vitesh nuk ka kryetar.
Arben Shehu është propozimi i katërt që presidenti Meta ka bërë për kreun e KLSH-së. Të tre kandidaturat e tjera janë hedhur poshtë nga Kuvendi.
Shehu është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë dhe është i specializuar në Krimin e Organizuar dhe Krimin Ekonomik.