Kuvendi zgjedh nesër Prokurorin e ri të Përgjithshëm

Kuvendi zgjedh nesër Prokurorin e ri të Përgjithshëm

Nesër, Parlamenti  do të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm.

Më 14 nëntor Këshilli i Lartë i Prokurorisë renditi tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. I pari u rendit prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çelën, e dyta Arta Markun dhe në vend të tretë prokurorja e Apelit Tiranë Fatjona Memcaj.

Sipas Ligjit Për Prokurorinë, KLP i ka renditur kandidatët bazuar në tre kritere; morale, profesionale dhe organizative. Për të realizuar këtë KLP miratoi  metodologjinë e vlerësimit të tyre, e cila parashikon një sistem pikësh për secilin kriter.

Kushtetuta parashikon se Kuvendi duhet të zgjedhë me 84 vota njërin prej kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm brenda 30 ditësh. Në rast të kundërt do të emërohet i pari në listën e hartuar nga KLP.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>