Kuvendi zgjedh Olsian Çelën Prokuror të Përgjithshëm

Kuvendi zgjedh Olsian Çelën Prokuror të Përgjithshëm

Olsian Çela zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm. Kuvendi votoi për kandidaturën e zotit Çela me 101 vota pro dhe 2 kundër.

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, u bë me dije se do të votohej kandidatura e prokurorit Çela.

KLP renditi disa javë më parë kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm duke i vlerësuar në tre kritere profesionaliteti, pasuria dhe figura.  Në garë për këtë post ishin dhe Prokurorja e Përgjithshme në detyrë Arta Marku, e cila mori 11 vota pro 22 kundër dhe 78 abstenim dhe prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj, e cila mori  8 vota pro, 16 kundër dhe 87 abstenim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>