Laboratorët privatë po nxitojnë të marrin një pjesë të testimeve Covid-19

Nga Exit News
Laboratorët privatë po nxitojnë të marrin një pjesë të testimeve Covid-19

Pas kërkesës së Institutit të Shëndetit Publik për kryerjen e analizave vullnetare në laboratorët, administrator i laboratorit Intermedica njofton se ka kapacitete për kryerjen e testeve dhe çmimi i tyre është:

“Kostoja e testimit Covid-19 me PCR mund të përllogaritet afërsisht 150-160€. Kostoja e testimit me serologji për çdo antikorp afërsisht 4000-5000 lekë të reja”, tha Vasil Lljalo për median hapur.al.

Ai sqaroi se ka disa laboratorë privat kanë kapacitete dhe janë gati për të ofruar këtë shërbim.

Qeveria Rama vendosi që në kushtet e epidemisë, testi i koronavirusit të kryhet vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), i cili është dhe përgjegjës për menaxhimin e situatës.

Përveç kësaj, Laboratori i Virologjisë në ISHP është i vetmi i certifikuar në Shqipëri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ndërsa nuk dihet nëse Agjencia Kombëtare e Barnave ka licensuar ndonjë spital privat ose laborator për kryerjen e testeve covid-19.

Ky institucion u shpreh më 31 mars se nuk ka certifikuar asnjë spital privat për diagnostikim të koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>