Lajçak përsërit apelin për shtensionim të situatës mes Kosovës dhe Serbisë

Nga Exit News
Lajçak përsërit apelin për shtensionim të situatës mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përsëriti të martën thirrjen e Bllokut për shtensionim të menjëhershëm situatës në veri të Kosovës, pas vendimit të Prishtinës për të vendosur masa reciprociteti për targat serbe që hyjnë në vend.

“Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për shtensionim urgjent. Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes,” shkruan Lajçak në rrjetin Twitter.

Ai shtoi se BE-ja ishte e gatshme të lehtësonte bisedimet për çdo çështje të pazgjidhur mes palëve.

Përsa i përket përpjekjeve të Bllokut për ndërmjetësim, më herët të martën presidenti serb Vuçiç njoftoi se kishte refuzuar një kompromis të propozuar nga BE-ja, duke kërkuar tërheqjen e Kosovës nga komunat me shumicë serbe në veri.

Nga ana e saj, kryeministri kosovar Albin Kurti u shpreh i gatshëm të heqë targat e përkohshme për makinat me targa serbe që hyjnë në vend, nëse Serbia e bën të njëjtën gjë për makinat nga Kosova.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>