I dërguari i BE për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak është pritur të hënën në Francë ku ka biseduar për dialogun Kosovë – Serbi.
Lajçak është shprehur i lumtur “për përkrahjen e fortë” të palës franceze, ndësa ka publikuar në Twitter momente nga takimi.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron, së bashku me kancelaren gjermane Merkel, kanë shtyrë të dy palët për të arritur një marrëveshje përfundimtare.
Më herët disa deklarata të Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi shkaktuan reagime në Kosovë.
Presidentja në detyrë Vjosa Osmani kundërshtoi deklaratat e tij duke u shprehur se ndjen keqardhje.
Lajçak kishte thënë se nëse Serbia ndryshon qëndrim ndaj Kosovës kjo do të ndikonte edhe tek vendet e tjera që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Vjosa Osmani është shprehur se kjo deklaratë është e rrezikshme dhe ka theksuar se BE nuk duhet të bazohet në dëshirat e Serbisë në qasjen që ka ndaj Kosovës.
Ata patën dhe një takim gjatë vizitës së Osmanit në Bruksel.
Në mars 2021 bëhet 10 vjet që prej nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Qeveria e Kosovës ka marrë pjesë në dialog për të marrë njohjen e Serbisë, përkundër deklaratave të përsëritura nga udhëheqësit e Serbisë se ata nuk do ta njohin vendin.
Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjen e taksës 100 përqind nga qeveria e Haradinajt mbi mallrat nga Serbia.
Më vonë, qeveria Kurti vendosi masa reciprociteti ndaj Serbisë, por këto të fundit u hoqëm nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut.
Deri më tani palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e raporteve ekonomike, por bisedimet shpeshherë janë ndalur dhe ende nuk ka një dakordësi përfundimtare.