Lajçak e konsideron ide të rrezikshme shkëmbin e territoreve Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Lajçak e konsideron ide të rrezikshme shkëmbin e territoreve Kosovë-Serbi

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi është një ide e rrezikshme, vlerësoi të mërkurën përfaqësuesi  i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në  një intervistë për Le Monde, Lajçak tha se procesi i dialogut ka pasur paqartësi gjatë vitit 2020 me të dërguarin e Trump, Richard Grenell. 

Lajçak shtoi se ‘’Departamenti Amerikan i Shtetit e ka mbështetur gjithmonë rolin udhëheqës të BE-së”. “Me Joe Biden president ka më shumë bashëpunim mes SHBA dhe BE” , shtoi ai.

I dërguari i BE për dialogun u shpreh se kanë rënë dakord me Prishtinën dhe Beogradin që bisdimet të jenë gjithëpërfshirëse dhe jo teknike.

Lajçak deklaroi se palët kanë folur deri më tani për personat e zhdukur gjatë luftës, si dhe për bashkëpunim ekonomik.

Në mars 2021 bëhet 10 vjet që prej nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

 Qeveria e Kosovës ka marrë pjesë në dialog për të marrë njohjen e Serbisë, edhe pas deklaratave të përsëritura nga udhëheqësit e Serbisë se ata nuk do ta njohin vendin.

Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjen e taksës 100 përqind nga qeveria e Haradinajt mbi mallrat nga Serbia.

Më vonë, qeveria Kurti vendosi masa reciprociteti ndaj Serbisë, por këto të fundit u hoqëm nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut.

Deri më tani palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e raporteve ekonomike, por bisedimet shpeshherë janë ndalur dhe ende nuk ka një dakordësi përfundimtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>