Lajçak: Nëse ka vullnet mes Kosovës e Serbisë, njohja reciproke arrihet brenda pak muajsh

Nga Exit News
Lajçak: Nëse ka vullnet mes Kosovës e Serbisë, njohja reciproke arrihet brenda pak muajsh

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi të hënën se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet në pak muaj nëse ka vullnet mes tyre.

Ai tha se marrëveshja është “teknikisht e realizueshme”.

Lajçak  shtoi se anëtarët e BE-së presin që dialogu të vazhdojë pa vonesë.

Ai tha  në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, se qeveritë e të dyja vendeve duhet të  “investojnë përpjekje dhe kapital politik”.

Ai tha se drejtuesit politik duhet “të kenë vullnet dhe guxim politik, si dhe një mandat nga populli, që do të thotë besim, mbështetje dhe mirëkuptim për popujt e tyre për çështje për të cilat negociojnë vendimet e vështira që pritet të vijnë”.

“Shtetet anëtare të BE-së presin vazhdim të menjëhershëm dhe përparim të shpejtë të dialogut drejt marrëveshjes, “me të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani që të respektohen dhe zbatohen”, tha Lajçak.

Ai theksoi se  marrëveshja duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se BE ka për qëllim ta ndërmjetësojë këtë dialog.

Lajçak u shpreh se “që dialogu të vazhdojë pa vonesë dhe që të dy palët të bëjnë përparim të shpejtë në negociatat mbi një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

“Në të njëjtën kohë, të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të respektohen dhe zbatohen”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>