Lajçak optimist për administatën Biden në dialogun Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Lajçak optimist për administatën Biden në dialogun Kosovë-Serbi

I dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak shpreson se administrata e re e presidentit Biden do të ketë bashkëpunim më të mirë me Bashkimin Europian sa i takon mbarëvajtjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Gjatë një bashkëbisedimi me Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare e Universitetit Johns Hopkins, Lajçak u shpreh:

“Me zgjedhjen e një presidenti të ri dhe administratës, ne presim që të kthehemi në pozicionin shumë të mirë të bashkëpunimit më të afërt të mundshëm me partnerët tanë të SHBA-së në të mirë të vendeve dhe popujve të rajonit.”

Ai theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve për të dyja vendet:

“Si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dialogu është çelësi për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Nuk ka asnjë alternativë përveç dialogut, kështu që kjo do të thotë që ata të dy duan të ardhmen në BE dhe për këtë arsye e dinë se kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut.”

Sipas tij bisedimet nuk janë të lehta, pasi asnjëra nga palët nuk do të dalë e humbur nga negociatat:

“Nuk është e lehtë sepse kemi të bëjmë me çështje të shtetësisë, identitetit dhe askush nuk dëshiron të dalë si humbës, por interesi ynë nuk është të kemi një fitues dhe një humbës. Interesi ynë është që të gjithë të fitojnë në këtë proces.”

Më herët të njëjtën shpresë ka deklaruar dhe presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>