Lajçak pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundojë brenda qeverisë së Kurtit

Nga Exit News
Lajçak pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundojë brenda qeverisë së Kurtit

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Kosovë, Miroslav Lajçak deklaroi se pret që marrëveshja mes dy vendeve të arrihet gjatë qeverisë së Kurtit dhe Osmanit.

Pas takimit me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, Lajçak shtoi se BE-ja pret zbatimin e programit elektoral të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Osmanit, por ajo dhe SHBA-ja, presin edhe vazhdimin e dialogut.

“E kam thënë edhe në të kaluarën dhe e po e përsëris se ky proces do të mund të përmbyllet brenda disa muajve, nuk kërkon vite që të arrihet marrëveshja. Por, ne nuk jemi ata që po nxitojmë ose ata që e ngadalësojnë procesin”

Lajçak takoi dhe fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, i cili  pohoi se “nuk është në presion të kohës” dhe nuk dha një datë se kur mund të rifillojë dialogu.

Lajçak po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë. Vizita do të zgjasë deri më 3 mars.

Ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë e politikë, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në vend.

Pas Kosovës, Lajçak do të vizitojë Serbinë nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu Malin e Zi nga 4 deri në 5 mars.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>