Lajçak shprehet optimist për dialogun Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Lajçak shprehet optimist për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se arritja e një marrëveshje mes dy vendeve është e mundshme.

Në një intervistë për gazetën serbe Danas, Lajçak tha se është në interes të vendeve të arrijnë një marrëveshje.

Bashkimi Evropian është i bindur se normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur. Është në interesin e tyre, në interesin e të gjithë rajonit dhe, natyrisht, në interesin e BE-së”

Më herët fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti deklaroi se dialogu nuk është prioritet për qeverinë e tij. Në lidhje me këtë deklaratë, Lajçak tha se BE është ndërmjetëse në dialog dhe nuk do të imponojë asgjë.

Bashkimi Europian dhe Departamenti i Shtetit i bënë thirrje Kosovës të vazhdojë bisedimet me Serbinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>