
I dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u takua të martën me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.
“Shkëmbim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha shumë i dobishëm me Besnik Bislimi, Zëvendës Kryeministri i parë i Kosovës, për Dialogun – historinë, gjendjen e lojës dhe mënyrën përpara”, tha ai në Twitter.
Rifillimi i bisedimeve duket sfidues për shkak se pala kosovare e ka kushtëzuar marrëveshjen me njohjen e ndërsjelltë, ndërkohë që pohon se nuk e sheh dialogun me prioritet aktualisht.