I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet, të mërkurën, me presidentin Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë politikë të vendit.
Kjo është dita e dytë e vizitës së Lajçakut në Kosovë.
Qëllimi kryesor i vizitës së Lajçakut është për të diskutuar për zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kosova ka thënë se nuk dëshiron ta hapë më çështjen e këtij Asociacioni, por Serbia insiston që të bisedohet për të.
Formimi i tij është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.
Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur në disa raste se çështja e Asociacionit është një temë tashmë e mbyllur.
Lajçak pritet të flaës për këtë temë me presidentin Thaçi dhe krerët e partive të parlamentit Kurti, Veseli, Haradinaj, Limaj e Pacolli.