Lajçak viziton Kosovën dhe takohet me Albin Kurtin

Nga Exit News
Lajçak viziton Kosovën dhe takohet me Albin Kurtin

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha të enjten se do të vizitojë Kosovën dhe do të takohet me Albin Kurtin., liderin  forcës fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajçak tha se “në Kosovë nuk do të mbetet më krejt njëjtë, sepse së shpejti do të kemi Qeverinë dhe Kryeministrin e ri dhe kjo qeveri do të ketë mandat shumë të fortë”.

Lajçak tha se do të diskutojnë rreth bashkëpunimit mes tyre dhe për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano tha se “BE ka qenë shumë e qartë në deklaratën e tyre se presin që qeveria e re të vazhdojë dialogun”.

Sa i takon Vetëvendosjes e cila fitoi zgjedhjet në Kosovë, Santo tha se “presim nga autoritetet e reja në Prishtinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”

Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve ku Vetëvendosja doli forcë fituese, lideri i saj Albin Kurti tha se  formimi i një ekipi negociues për dialogun me Serbinë “nuk është përparësi” e tij dhe shtoi se  “është një përparësi e gjashtë apo e shtatë për qytetarët e Kosovës”. “Prioriteti ynë është punësimi dhe drejtësia”, tha Kurti.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç tha se ndjen keqardhje që “dialogu  Kosovë-Serbi nuk është përparësi e Kurtit”.

Dialogu Kosovë- Serbi

Në mars 2021 bëhet 10 vjet që prej nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës ka marrë pjesë në dialog për të marrë njohjen e Serbisë, edhe pas deklaratave të përsëritura nga udhëheqësit e Serbisë se ata nuk do ta njohin vendin.

Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjen e taksës 100 përqind nga qeveria e Haradinajt mbi mallrat nga Serbia.

Më vonë, qeveria Kurti vendosi masa reciprociteti ndaj Serbisë, por këto të fundit u hoqëm nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut.

Deri më tani palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e raporteve ekonomike, por bisedimet shpeshherë janë ndalur dhe ende nuk ka një dakordësi përfundimtare.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme