Lajçak viziton Kosovën në fillim të marsit

Nga Exit News
Lajçak viziton Kosovën në fillim të marsit

I deleguari  i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të vizitojë Kosovën nga 1 deri më 3 mars.

Lajmi u bë i ditur nga një njoftim e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Pas Kosovës, Lajçak do të vizitojë Serbinë nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu Malin e Zi nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak njoftoi para disa ditësh se pritet që Kosova dhe Serbia të rinisin dialogun.

Serbia edhe Kosova kanë ambicie për të qenë vende anëtare të Bashkimi Europian dhe BE e bëri të qartë se “normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është ajo që vendet anëtare presin”, tha Lajçak.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>