
I deleguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të vizitojë sot Kosovën.
Vizita do të zgjasë deri më 3 mars.
Ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë e politikë, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në vend.
Pas Kosovës, Lajçak do të vizitojë Serbinë nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu Malin e Zi nga 4 deri në 5 mars.
Lajçak njoftoi para disa ditësh se pritet që Kosova dhe Serbia të rinisin dialogun.
Serbia edhe Kosova kanë ambicie për të qenë vende anëtare të Bashkimi Europian dhe BE e bëri të qartë se “normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është ajo që vendet anëtare presin”, u shpreh Lajçak.