Lajçak viziton sot Kosovën

Nga Exit News
Lajçak viziton sot Kosovën

I deleguari  i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të vizitojë sot Kosovën.

Vizita do të zgjasë deri më 3 mars.

Ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë e politikë, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në vend.

Pas Kosovës, Lajçak do të vizitojë Serbinë nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu Malin e Zi nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak njoftoi para disa ditësh se pritet që Kosova dhe Serbia të rinisin dialogun.

Serbia edhe Kosova kanë ambicie për të qenë vende anëtare të Bashkimi Europian dhe BE e bëri të qartë se “normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është ajo që vendet anëtare presin”, u shpreh Lajçak.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>