Lajçak viziton të mërkurën Kosovën

Nga Exit News
Lajçak viziton të mërkurën Kosovën

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet të vizitojë të mërkurën Kosovën.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, e cila theksoi se gjatë takimit dy-ditor Lajçak do të takohet me politikan, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, të biznesit, mediave dhe të rinëjve.

“Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj,” lexon njoftimi.

Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen një javë pas përfundimit të takimit të delegacioneve serbe dhe kosovare në Bruksel në fillim të shtatorit.

Edhe takimet në nivel grupi negociator, njësoj si takimet e nivelit të lartë Vuçiç-Kurti nuk duket se kanë patur ndonjë rezultat.

Vetë Lajcak komentoi në rrjetin Twitter më 8 shtator se palët vazhdonin të mos gjenin pika takimi mes qëndrimeve të tyre.

“Pozicionet në një sërë çështjesh vazhdojnë të jenë të largëta. Na pret punë e madhe në të ardhmen,” shkruajti ai.

Në një raportim të Radio Evropa e Lirë thuhet se Lajçak do të kërkojë respektimin e marrëveshjeve të arritura përgjatë procesit të negociatave me Serbinë, pjesë e të cilave ishte edhe krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo kërkesë konsiderohet jetike nga ana e serbëve për progresin e negociatave.

Por Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka hedhur poshtë marrëveshjen si jo-kushtetuese dhe qeveria Kurti kërkon që dialogu të përqëndrohet në drejtësinë për viktimat e zhdukura gjatë luftës.

Ndonwse pwr kwtw çwshtje ka dakordësi në parim, Kosova nuk pranon të ulet në tryezë me Velko Odalloviç pasi vlerëson se ai ka qenë personi kryesor i regjimit të Millosheviçit në Kosovë dhe duhet të merret në pyetje për personat e zhdukur, e jo të jetë pjesë e një komisioni për të zhdukurit.

Pas takimit të pasuksesshëm mes delegacioneve, u njoftua se takimi i tretë Vuçiç-Kurti, i planifikuar për në fund të shtatorit, nuk do të zhvillohet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>