Lajm i mirë: Drejt shërimit pacienti i dytë me koronavirus që trajtohej në spital

Nga Exit News
Lajm i mirë: Drejt shërimit pacienti i dytë me koronavirus që trajtohej në spital

Një tjetër person me koronavirus është drejt shërimit. Pas trajtimit disa ditor në spitalin infektiv të QSUT-së, ai ka rezultuar pa prani të virusit në trup, në një test të bërë sot. Ky është pacienti i dytë i shëruar në Shqipëri, pas pacientit zero të rezultuar negativ disa ditë më parë.

Këtë informacion e bëri publik drejtoresha e Shëndetit Publik Albana Fico, në emisioni “Real Story”, në News 24. Ajo tha se:

“Këtu ka një lajm të mirë sepse një nga gjërat që më bën optimiste është fakti se ne kemi filluar të ritestojmë, dy prej tyre kanë rezultuar të negativizuar. Nesër do vijojmë. Po rritet numri i testimeve tek ata që janë të prekur”.

Aktualisht në Shqipëri janë 64 të sëmurë me Covid-19 nga të cilët 32 po trajtohen në sptialin infektiv në Tiranë, pjesa tjetër të izoluar në banesat e tyre, 2 kanë vdekur dhe me shumë mundësi 2 janë shëruar.

Pavarësisht se testi ka dalë negativ, pacienti duhet të qendrojë në izolim për 14 ditë, sepse ai është mbartës dhe mund të infektojë të tjerët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>