Shkencëtarët në të gjithë botën po zhvillojnë më shumë se 135 vaksina kundër koronavirusit. Vaksinat zakonisht kërkojnë vite kërkimesh shkencore dhe testime përpara se të prodhohen për popullsinë, por në rastin e vaksinës së koronavirusit, shkencëtarët shprehet se do ta kemi brenda vitit të ardhshëm.
Puna për prodhimin e një vaksine filloi që në janar. Vaksina e parë në njerëz u testua në muajin mars. Disa teste vaksinash dështuan dhe disa të tjera nuk dhanë një resultat të qartë. Por disa prej tyre janë në rrugë të mirë, dhe kanë stimuluar prodhimin e antitrupave efektivë kundër virusit.
Më poshtë mund të lexoni përparimin e bërë të të gjitha vaksinave që kanë arritur të testohen në njerëz, dhe ato që janë ende duke u testuar në qeliza ose tek kafshët.
125 vaksina po testohet tek kafshët, minjtë ose majmunët për të parë nëse prodhojnë imunitet.
7 vaksina kanë kaluar në fazën e parë, po testohen në një grup të vogël njerëzish dhe doza e duhur për prodhimin e imunitetit duhet të konfirmohet.
7 vaksina janë në fazën e dytë, po testohen në qindra njerëz të ndarë në disa grupe, si fëmijë, të moshuar, për të parë nëse vaksina reagon ndryshe në secilin prej grupeve. Këto prova testojnë sigurinë e vaksinës dhe mundësinë për të stimuluar sistemin imunitar.
2 vaksina janë në fazën e tretë, ato janë testuar tek qindra mijëra njerëz dhe po pritet të shihet nëse ato do të infektohen dhe nëse infektohet sa rëndë do ta kalojnë virusin. Vullnetarët që marrin pjesë në testime do të infektohet në laborator me Covid-19.
Asnjë vaksinë nuk është miratuar për të dalë në shitje.
2 vaksinat që janë në fazën e tretë të testimit janë:
— Vaksina e prodhuar nga kompania britaniko-suedeze AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit bazohet në virusin e gjetur tek shimpazet ChAdOx1. Vaksina është në fazën e tretë të testimit në Angli dhe në Brazil. Kompania parashikon ta nxjerr vaksinën në treg në tetor 2020. Prodhimi i vaksinës mbështet nga fondet e qeverisë amerikane.
—Vaksina e zhvilluar në vitin 1900 kundër turbekulozit është në fazën e tretë të testimit, dhe disa prova kanë treguar se vaksina krijon imunitet edhe ndaj koronavirusit. Testimet po kryhen nga Instituti Kërkimor Fëmijët e Murdoch, në Australi dhe në Hollandë.
Ndërsa, vaksina e prodhuar nga kompania amerikane Moderna pritet të kalojë në fazën e tretë të testimit në korrik dhe shpreson që në fillim të 2021 vaksina të jetë gati.