Lame: 94 000 familje probleme me legalizimin e banesave

Nga Exit News
Lame: 94 000 familje probleme me legalizimin e banesave

94 mijë familje në vend kanë probleme me legalizimin e banesave. Të dhënat u publikuan nga drejtori i Kadastrës Artan Lame.

Lame, në një konferencë për shtyp u shpreh se banesat e ndërtuara në zonat e mbrojtura, si në Gjirokastër, Karavasta, Butrint, nuk do të legalizohen.

Ndërsa për punonjësit e hipoteksës së Beratit, të cilët merrnin rryshfet për të legalizuar banesat, Lame e quajti të turpshëm.

“Rasti i Beratit ishte i turpshëm sepse bënte fjalë për një drejtori që nuk ma priste mendja të ndodhte, sepse bëhet fjalë për një zonë relativisht të varfër, nevojtarë, të vendosësh duart në xhepat e tyre, duhet të jesh pa fe, pa mëshirë, nuk di ç’të them”, u shpreh Lame.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>