
Mjeku Tritan Kalo është larguar nga Komiteti Teknik.
Lajmin e bëri të ditur vetë mjeku përmes një postimi në Facebook.
Ai shkruan se politika arriti të përçajë mjekë dhe në këtë betejë mbarëbotërore.
“Si kurdoherë edhe kësaj here “PORDHITIKA” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”…”
Ai shton se njëherësh janë krijuar 3 komitete, ai i qeverisë,i opozitës dhe presidentit.
“4 Marsi shënon edhe fundin e BASHKËPUNIMIT tim zyrtar me këtë grup të emërtuar: “Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri”…” përfundon mjeku.