Larja e duarve masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi

Nga Exit News
Larja e duarve masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi

Në kohën kur lajmet për përhapjen e koronavirusit në Itali po shqetësojnë ndjeshëm qytetarët shqiptarë, infeksionisti i njohur Tritan Kalo ka rikujtuar se masa më e mirë parandaluese për prekjen nga viruset është rritja e higjienës personale.

Përmes një postimi në Facebook, Kalo thotë se rritja e higjienës “është masë pak e kushtueshme” por “shumë e efektshme”. Higjiena personale nënkupton ruajtjen e pastërtisë së trupit, rrobave dhe shtëpisë.

“[…] Sensibilizimi në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike, në prononcimet në Facebook, para rezikut iminent.”

Kalo thekson se duhen kuptuar dhe u duhen dhënë hapësirë mesazheve që vijnë nga specialistët e epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive.

“[…] të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku [koronavirusit], si kundër është mundësija e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri. Infeksioni nga virusi është një formë tjetër e manifestimit të gripit, por me rrëzikshmëri më të madhe”

Mjeku i njohur i sëmundjeve infektive e shoqëroi postimin në Facebook me disa këshilla:

  • Lani shpesh dhe mirë duart me ujë dhe sapun
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara
  • Shmangni përqafimet dhe puthjet në përshëndetjet e zakonshme
  • Mbuloni hundën dhe gojën kur tështini apo kolliteni
  • Shamitë pas përdorimit hidhini në vende të caktuara
  • Ajrosni shpesh shtëpinë
  • Nëse ju shfaqen shenja të gripit, qëndroni në shtëpi larg shkollës
  • Nëse shenjat e gripit përkeqësohen kontaktoni mjekun

Për më shumë këshilla bazike nga Organizata Boterore e Shëndetësisë mund të klikoni këtu. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rekomandon të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar së fundmi në vendet e prekura, të telefonojnë, pa u drejtuar menjëherë në spital, në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>