LDK dhe AAK marrëveshje për rrëzimin e Kurti; a po krijohet shumicë e re qeverisëse?

Nga Exit News
LDK dhe AAK marrëveshje për rrëzimin e Kurti; a po krijohet shumicë e re qeverisëse?

Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë rënë dakord sot për të votuar në parlament pro mocionit të pritshëm të LDK-së për largimin e Qeverisë Kurti.

Kjo marrrëveshje mes Isa Mustafës së LDK-së dhe Ramush Haradinajt të AAK-së duket e panevojshme, nëse bëhet fjalë vetëm për të siguruar votat kundër qeverisë. Votat e opozitës dhe LDK-së janë mëse të mjaftueshme për të rrëzuar Qeverinë Kurti pas mocionit të LDK-së.

Por marrëveshja e sotme ka kuptim nëse shihet nën mundësinë e krijimit të alencave të reja për formimin e një qeverie tjetër dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

Për formimin e një qeverie të re duhen 61 deputetë nga 120 që ka parlamenti i Kosovës. LDK ka 28 deputetë, AAK ka 13, dhe pakicat etnike kanë 20 deputetë. Një aleancë mes të trejave do të bënte të mundur një qeveri të re, pa qenë nevoja për zgjedhje të reja.

Ndërkohë, në opozitë është edhe PDK me 24 deputetë dhe Nisma-AKR me 6 deputetë, të cilat mund të jenë të gatshme të përfshihen në qeveri në rrethana të caktuara.

Gjasat janë që, duke marrë parasysh pandeminë me koronavirusin, si dhe presionit ndërkombëtar mbi Qeverinë Kurti për heqjen e pakushtëzuar të tarifave ndaj mallrave serbe, LDK dhe partitë e opozitës të pohojnë se vendit i duhet një qeveri e re pa LVV-në dhe shmangie e zgjedhjeve të parakohshme.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë pikërisht ky skenari që do të ndjekë LDK-ja pasi të bëjë të mundur rrëzimin e qeverisë pakjavëshe të Kryeministrit Kurti. Sidoqoftë, numrat duket se e bëjnë lëhtësisht të mundur këtë skenar.

Ato që mbeten të paqarta janë kostot politike në të ardhmen e afërt për secilën nga partitë politike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>