LDK dhe LVV nuk bëjnë koalicion me Listën Serbe

Nga Exit News
LDK dhe LVV nuk bëjnë koalicion me Listën Serbe

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të bëjnë koaliconin me paszgjedhor me Listën Serbe për kryetar të Novobërdës.

Të dy kanë thënë se nëse nuk fitojnë do t’i pranojnë detyrat që u takojnë me ligj, atë të nënkryetarit dhe të zëvendëskryesuesit, sipas Koha.net.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka të përcaktuar në statutin e vet që normalisht s’hyjmë në koalicion, por do t’i marrim ato që na takojnë. Nënkryetari dhe zëvendëskryesuesi i takojnë komunitetit shqiptar, për shkak të përfaqësimit tonë. Por ne s’kemi hyrë për të mos fituar në këto zgjedhje.”, ka thënë Abdyl Gashi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Njëosj u shpreh edhe Bajrush Imeri i LDK-së.

“S’kemi kundër që një serb të jetë kryetar sepse kanë të drejtë të garojnë. Por ai duhet të jetë bashkëpunues me të gjithë. Nëse janë fitues, s’u nevojitet koalicioni sepse numrat i kanë mjaftueshëm, por ne edhe sot edhe nesër do të mbajmë pozitat që në takon, por jo koalicion me ta”, ka thënë ai në KTV.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. Novobërda që nga viti 2013 udhëhiqet nga Lista Serbe.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>