LDK gjobitet sërish për thyerje të masave anti-Covid

Nga Exit News
LDK gjobitet sërish për thyerje të masave anti-Covid

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë gjobën e dytë me vlerë 2 mijë euro pasi shkeli masat kundër Covid-19, raportojnë mediat e Kosovës.

Inspektorati i Prishtinës gjobiti të mërkurën LDK ndërsa të martën gjobiti AAK dhe Nismën.

Adonis Tahiri, drejtori i Inspektoratit, tha se me gjoba të tilla do të vazhdohet sa herë që shkelen rregullat, të vendosura nga vet qeveritarët:

“Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi. Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit”.

Kjo është hera e dytë që  Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur për shkelje të rregullave kundër Covid-19. Edhe herën e parë u gjobit me 2 mijë euro.

Ndërkohë aktivistë të Partisë Social Demokrate në Kosovë protestuan pak kohë më parë  për dy standardet e policisë në Kosovë. Sipas PSD, policia  i vendos gjoba qytetarëve kur nuk respektojnë masat anti-Covid, ndërsa partive jo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>