LDK kërkon largimin e Vjosa Osmanit nga partia

Nga Exit News
LDK kërkon largimin e Vjosa Osmanit nga partia

Kryetari i partisë në qeveri në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa kërkoi shkarkimin e zëvendës kryetares së LDK dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani dhe heqjen e saj nga kryesia e LDK-së

Mustafa i kërkoi komitetit të partisë që Osmani të zëvendësohej nga Avdullah Hoti, Kryeministri i sapoemëruar i Kosovës. Ai argumentoi që statuti i LDK-së e ndalon Osmanin që të mbajë postin e saj brenda partisë nëse kundërshton publikisht vendimet e marra nga organet e partisë.

Osmani votoi kundër mocionit të inicuar nga LDK, i cili rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit. Sipas Mustafës, qëndrimi i saj ishte në kundërshtim me atë të udhëheqjes së LDK-së. Për më tepër, Osmani refuzoi të drejtojë seancën ku parlamenti i Kosovës votoi në qeverinë Hoti.

LDK do të votojë sot në orën 19:00 për këtë çështje.

Si një politikane e re në partinë më të vjetër të vendit, Vjosa Osmani ishte deputetja më e votuar e LDK-së, dhe kandidatja e saj për Kryeministër, gjatë zgjedhjeve të fundit të Kosovës në vitin 2019, ku arriti të marrë gjithsej 176,016 vota, vetëm rreth tetë mijë vota më të pak nga kandidati më i votuar në Kosovë, Albin Kurti.

Osmani është ndër zërat më opozitar ndaj një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>