
Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi të enjten pas bashkimit të Vjosa Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke u shprehur se partia e tyre tani është ngritur me 4%, raportojnë mediat e Kosovës.
Arban Abrashi, sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një intervistë është shprehur se LDK e ka bërë Kuritn kryeministër.
I pyetur nëse do e bëj sërish në zgjedhjet e ardhshme ai u shpreh kundër.
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të garojmë në të njëjtën listë, atë të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit
Në një konferencë për shtyp, të enjten, Osmani dhe Kurti nënshkruan marrëveshjen për listën e përbashkët të kandidatëve.
Osmani deklaroi se kandidati për kryeministër do të jetë Albin Kurti.
Ndërsa Kurti deklaroi se Osmani do të jetë kandidatja e tyre për presidenten e ardhshme, garë e cila duhet të zhvillohet muajt e ardhshëm.