Lidhja Demokratike e Kosovës ka lënë të kuptohet se dëshiron të zgjerojë koalicionin qeverisës pas akuzave për krime lufte ndaj Presidenit dhe veteranëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa po planifikon të zhvillojë bisedime me palë që janë të interesuara tek forcimi i institucioneve të shtetit dhe mbështetja e veteranëve të akuzuar.
“Jemi në një situatë me shumë të panjohura, që dështon në garantimin e stabilitetit të qeverisë por edhe vetë institucioneve shtetërore”, tha Mustafa.
Ai njoftoi se do të ndërmarrin veprime tani, për të përballuar një situatë të mundshme ku Presidenti Thaçi akuzohet dhe jep dorëheqjen.
“Në ditët në vijim do të bisedojmë me ata të cilat janë të gatshëm jo për të fuqizuar psuhtetin e tyre individual, por shtetin e Kosovës dhe institucionet e saj.”, tha Mustafa.